Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Testi i pasurisë “ngel në klasë” 57 % të gjyqtarëve të shkallës së parë në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshimi i pasurisë në vite i gjyqtarëve të shkallë së parë

Të dhënat e studimit sugjerojnë se një gjyqtar e ka rritur mesatarisht vlerën e pasurive të paluajtshme familjare nga 2.98 milionë lekë në fillim të detyrës në 9.69 milionë lekë në fund të vitit 2016. Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia, dhuratat apo kontratat e sipërmarrjes që nuk shoqërohen me vlera në para nga subjektet e deklarimit.

Llogaritë bankare zënë 20.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve objekt studimi me një vlerë totale prej 958 milionë lekësh. Ndërkohë, kursimet e deklaruara në cash zënë 12.9 për qind të pasurisë së gjyqtarëve të shkallës së parë me një vlerë të përllogaritur në 593 milionë lekë.

Përgjatë 13 viteve të analizuara, likujditetet në bankë kanë shënuar një rritje prej 5.6 herësh, ndërkohë që kursimet në cash janë rritur me 6.4 herë.

Vlerat e larta të kursimeve në cash konsiderohen si “flamur i kuq” në praktikat e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve. Sipas studimit, gjyqtarët e shkallës së parë në Shqipëri mbajnë mesatarisht nga 2.2 milionë lekë cash në shtëpi. Nëse likujditeteve cash i shtohen edhe përqindjet e aseteve të deklaruara në formën e huadhënieve, atëherë një përqindje e konsiderueshme prej 14 % të pasurisë mbahet jashtë sistemit bankar, duke përfaqësuar pjesën më informale të pasurisë së gjyqtarëve të rretheve gjyqësore në Shqipëri.

Kurba e shtimit të pasurisë neto dhe shpërndarja e saj nuk janë treguesit e vetëm rreth pasurive të njerëzve të drejtësisë. Detyrimet janë gjithashtu një mekanizëm i gjithëpërhapur për të mbështetur rritjen progresive të pasurisë.

Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se gjyqtarët e shkallës së parë kanë së bashku borxhe në vlerën e 533 milionë lekëve në fund të vitit 2016. Rreth 61 për qind të detyrimeve e zënë kreditë bankare, ndërkohë që 25 për qind janë deklaruar si huamarrje te të afërmit dhe 12.7 për qind si borxhe ndaj kompanive të ndërtimit.

Praktikat më të mira ndërkombëtare i konsiderojnë detyrimet jashtë sistemit bankar si indikatorë transaksionesh të dyshimta. 268 gjyqtarët e analizuar në këtë studim raportojnë 38.4 për qind të borxheve të tyre si detyrime ndaj të afërmve dhe kompanive të ndërtimit.

Gjykatat më të pasura

Të dhënat e siguruara nga studimi i BIRN tregojnë se në vlerë absolute, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë është gjykata më e pasur në vend, e ndjekur nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës dhe ajo e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Por ky raport ndikohet ndjeshëm nga numri i gjyqtarëve që punojnë në këto institucione gjyqësore; Gjykata e Tiranës ka 110 gjyqtarë ndërkohë që gjykata e Durrësit dhe ajo e Krimeve të Rënda kanë secila nga 16 gjyqtarë.

Krahasimi i pasurisë mesatare të gjyqtarëve  të secilës gjykatë jep të dhëna të ndryshme. Gjyqtarët e gjykatës së Durrësit rezultojnë më të kamurit në Shqipëri me një pasuri mesatare prej 42.8 milionë lekë për gjyqtar. Në vendin e dytë renditen gjyqtarët e Sarandës me pasuri mesatare 20.7 milionë lekë për gjyqtar dhe në vendin e tretë ata të Gjykatës së rrethit gjyqësor Kavajë me 20.2 milionë lekë për gjyqtar.

Gjykata e Tiranës ka një shpërndarje pasurie mesatarisht 18 milionë lekë për gjyqtar, ndërkohë që gjyqtarët më të varfër janë ata të Krujës me një pasuri mesatare prej 1.9 milionë lekësh për gjyqtar.

Më shumë




spot_img








spot_img