Hapësire reklamuese

Aktualitet

Testi i drogës për punonjësit e policisë, Hoxha: Testi i alkoolit më i rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Testi i drogës për punonjësit e policisë, Hoxha: Testi i

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me testin e drogës që do u nënshtrohen punonjësit e policisë së Shtetit, e cila u lajmërua ditën e  djeshme nga drejtori i Policisë, Gledis Nano.

Hoxha ka thënë se testi i drogës është u rëndësishëm, por sipas tij më e rëndësishme do ishte testi i alkoolit.

“Kjo është diçka e nevojshme, por jo i domosdoshëm. Testi i alkoolit do ishte dhe më i rëndësishëm, dhe është në masë më shqetësues. Nga kontakti që  kam unë më shqetësues është testi i alkoolit. Drejtori e ka lëshuar këtë vendim, duke lëshuar edhe urdhrin sesi do të ekzekutohet. Testin kundër lëndëve narkotike e bëjnë të gjithë efektivët që dytën në patrullë dhe ata që janë në akademinë e sigurisë. Të gjithë ata që janë futur në këtë shkollë e kanë kaluar këtë gjë. Ndërkohë në raste e tjera ky test duhet të bëhet me përzgjedhje. Testi i kokainë, një përdorues nuk përdor një javë dhe në krye të javës ai del në rregull.

Unë shkova edhe në SPAK për atë kryetarin bashkisë, nuk u bë analizë e fijes së flokut, por vetëm e urinës, ajo në krye të javës të nxjerr të pastër. Ky si gjest ka impakt në media dhe në opinion publik. U diskutua shumë kohë që të bëhej testi i narkotikëve në Parlament. Në imazh të jep, dhe merr vëmendje, por sesa do të realizojë atje brenda, sigurisht çon edhe një mesazh tek ata që janë përdorues, që largohuni nga radhët e policisë. Nuk do të jetë si fushatë. Por, është diçka e nevojshme, por nuk e shikoj të domosdoshme,” u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.