Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Testi i drogës, Nano: Nuk bëhet për të terrorizuar policët, për ata që kanë dalë pozitivë do ketë fazë të tjetër analizash

Shkruar nga Newsbomb
Testi i drogës, Nano: Nuk bëhet për të terrorizuar

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se asnjë veprim nuk do ndërmerret aktualisht ndaj efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në testine për përdorimin e drogës.

Nano tha se testi nuk ka për qëllim terrorizimin e forcave të policisë, por rritjen e besueshmërisë të publikut te uniformat blu, duke patur një polici të pastër.

Ai shtoi se pas fazës së parë të testimit, për policët që rezultojnë pozitivë do të ketë edhe procedurë tjetër testimi.

“Dua të informoj, dhe dua që të mos ketë asnjë keqkuptim, policia e shtetit me këto veprime që ka marrë nuk ka për synim terrorizimin apo frikësimin e forcave të policisë. Testi i drogës do të kryhet sipas procedurave, dhe nuk do të marrim asnjë veprim ndaj punonjësve pa u siguruar. Do të vazhdohet me faza të testimeve nga institucione të tjera të miratuara shtetërore që do të japin aktin përfundimtar.

Duam një polici të pastër, kjo bëhet edhe për një arsye më të fortë, për të krijuar besueshmëri më të fortë në raport me publikun. Analizat janë zhvilluar në fazën e parë, por do të kenë edhe analiza të tjera. Nuk jemi ende në fazën që do të japim një informacion”, u shpreh Nano.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll