Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Testi i drogës del “negativ” për kryeministren e Finlandës, gratë publikojnë video në mbështetje të Sanna Marin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja e Finlandës nuk ka konsumuar drogë dhe testi i saj ka dalë negativ. Sanna Marin u detyrua të bënte testin e drogës tre ditë më parë, pas polemikave që krijuan në rrjet disa video të saj duke konsumuar alkool me miqtë e duke kërcyer.

Analizat e kryera të premten nuk nxorën asnjë tregues të drogës, sipas një deklarate nga qeveria në Helsinki të hënën. Testi i urinës u kontrollua për kokainë dhe amfetaminë, si dhe një numër substancash të tjera, tha zyra e Marin.

Kryeministrja 36 vjeçare iu nënshtrua testit për të hedhur poshtë spekulimet për përdorimin e drogës të nxitur nga pamjet video të zbuluara që e tregonin atë duke kërcyer dhe festuar me miqtë në një rezidencë private në fillim të gushtit.

Mediat lokale në Finlandë janë përballur me kritika për pretendimin, pa prova, se droga është përdorur në festën ku janë filmuar videot. Skandali nuk ka çuar në asnjë thirrje serioze që Marin të japë dorëheqjen dhe socialdemokratët në pushtet mbështesin kryeministrin e tyre. Por me rezultate e sotme duke se Sanna Marin do t’i mbijetojë dhe këtij skandali.

Gratë në të gjithë botën po postojnë video në rrjetet sociale duke kërcyer, pas kritikave për kryeministren finlandeze Sanna Marin, për pamjet që tregonin se ajo po festonte me miqtë. Disa kundërshtarë politikë e dënuan sjelljen e Marin në video si të papërshtatshme për një kryeministër.

Gratë i janë përgjigjur kësaj kritike duke postuar në Twitter video të tyre duke kërcyer, duke përdorur hashtag #solidaritywithsanna. “Të gjithë duhet të kërcejmë pak më shumë! Unë solidarizohem me Sannën,” postoi një përdoruese e mediave sociale.

Të tjerë kanë mbrojtur Marin dhe kanë akuzuar kritikët e saj për zbatimin e një standardi të dyfishtë. “Pse ajo nuk mund të festojë pas punës? A presim që liderët tanë të mos jenë qenie njerëzore?” shkroi në Twitter Ashok Swain, një profesor në Suedi.

“Sa tronditëse!!! Një politikane e re që bën punën e saj dhe shijon jetën e saj private… Pse një grua e re nuk mund të argëtohet? Unë nuk i duroj dot standardet e dyfishta gjinore,” shkroi në Twitter politikani spanjoll Iratxe García Pérez . “E gjithë mbështetja ime për @MarinSanna.”

Më shumë


spot_img









spot_img