Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Testi i BMW-së shkakton dramë në Gjermani, sistemi autopilot del nga kontrolli: Një i vdekur dhe nëntë të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tragjedi dhe një shenjë e keqe për ata që pretendojnë se drejtimi autonom është zgjidhja më e mirë për një trafik të sigurt. Policia gjermane njofton se një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar rëndë pasi një makinë që po bënte testin autonom të drejtimit ka dalë nga kontrolli.

Mjeti BMW iX ka dalë nga sistemi autopilot (vetëdrejtimi) dhe ka shkaktuar një aksident në seri, duke marrë përpara katër makina të tjera, transmeton newsbomb.al.

Makina me pesë persona në bord, duke përfshirë një fëmijë, doli nga korsia e saj rreth një kthese, duke kaluar një Citroën që po afrohej. IX u përplas kokë më kokë një furgon Mercedes-Benz, duke vrarë një pasagjer të atij mjeti, një 33-vjeçar.

Ndërkohë, drejtuesi 70-vjeçar i Citroën ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër ku ndodheshin dy persona, duke e nxjerrë nga rruga dhe duke shkaktuar zjarr. Zëdhënësi i policisë së Reutlingen, Michael Schaal tha se katër helikopterë u përfshinë në operacionin e shpëtimit dhe se të plagosurit u dërguan në disa spitale në rajon.

Këtu përfshihej shoferi i BMW-së 43-vjeçar, tre të rritur të moshës 31, 42 dhe 47 vjeç dhe një fëmijë 18 muajsh, të cilët ishin të gjithë në mjetin që po testohej. Ama, edhe pse shkaktoi aksidentin, nga këndvështrimi i sigurisë BMW iX ka arritur të mbrojë jetën e pasagjerëve.

Ajo që ka ndodhur është për t’u verifikuar e gjitha, duke filluar nga sjellja e shoferit që mund të kishte ndërhyrë kur vuri re defektin në makinë dhe nuk bëri asgjë. BMW ka marrë kohë dhe për momentin nuk ka bërë asnjë koment.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img