Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Testi gjenetik e konfirmon, Prigozhin vdiq në aksidentin ajror në Moskë

Shkruar nga Newsbomb
Testi gjenetik e konfirmon, Prigozhin vdiq në aksidentin ajror në

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar i vdekur pas analizave gjenetike të trupave të gjetur në rrëzimin e avionit të së mërkurës, thanë zyrtarët rusë.

Komiteti Hetues tha se identitetet e të 10 viktimave ishin vërtetuar dhe korrespondonin me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit. Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord, ndërkohë Kremlini ka mohuar spekulimet se janë fajtor për rrëzimin.

Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin vdiq të mërkurën në një aksident ajror në kryeqytetin rus. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Rus, dhjetë persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në veri të Moskës, ku në listën e pasagjerëve ishte dhe Prigozhin.

Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit “Embraer”, të cilët po udhëtonin nga Moska për në Shën Petersburg, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Një video po qarkullon në medie dhe rrjete sociale teksa duket se janë momentet e fundit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë anëtarëve të bordit të avionit që u rrëzua në Moskë këtë të mërkurë.

Në pamje shikohet avioni “Embraer” me të cilin thuhet se Prigozhin po udhëntonte nga Moska për në Shën Petersburg. Avioni, i cili mbante dhjetë persona, u rrëzua në veri të Moskës në rajonin Tver dhe dyshohet se është qëlluar nga mbrojtja ajrore ruse.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale të medieve bjelloruse, shikohen rrënojat e avionit ngjyrë blu me shifrat 795, të cilat janë tre shifrat e fundit të numrit serial RA-02795, të cilat i përkasin avionit personal të Yevgeny Prigozhin, “Embrarer Legacy 600”.

Prigozhin kishte udhëhequr një grusht shteti kundër regjimit të Putinit saktësisht dy muaj më parë. Ai ishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik. Një kanal i lidhur me Wagner tha se avioni ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse por nuk kishte asnjë konfirmim teksa burime thanë se avioni i përkiste atij. 62-vjeçari njihej se kujdesej shumë për sigurinë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed