Testi i lëshimit të një rakete nga sistemi parandalues bërthamor “Trident” i Britanisë së Madhe dështoi gjatë stërvitjes në brigjet e Floridas.
Incidentin e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë amerikanë për CNN. Trajektorja e raketës manovër u korrigjua në procedurën vetë-shkatërruese, një procedurë automatike që aktivizohet sa herë që pajisjet elektronike të raketës pësojnë defekt.
Kryeministrja britanike Theresa May është kritikuar pasi ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve lidhur me provën e dështuar. /Newsbomb.al