Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Testet e raketave bërthamore / SHBA akuzon Rusinë dhe Kinën, Shqipëria thirrje Kim Jong Un-it: Hiq dorë nga provokimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara është duke diskutuar në një seancë emergjente të thirrur nga Shqipëria, mbi testimet e të paktën katër raketave me potencial bërthamor nga Koreja e Veriut.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka akuzuar Kinën dhe Rusinë se i kanë krijuar një farë mbrojtjeje diktatorit Kim Jong Un, duke penguar forcimin e sanksioneve nga Këshilli i Sigurisë.

“DPRK (Koreja e Veriut) ka gëzuar mbrojtje të plotë nga dy anëtarë të këtij këshilli,” tha ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield. “Me pak fjalë, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit kanë mundësuar Kim Jong Un”.

Edhe Shqipëria dënoi testimet e Koresë së Veriut, duke kërkuar që Kim Jong Un “të mbahet përgjegjës për tmerrimin e banorëve japonezë dhe kërcënimin e të gjithë gadishullit të Koresë”. “Sanksionet ndaj DPRK-së duhet të implementohen plotësisht. Hiqni dorë nga provokimet dhe kthejuni dialogut dhe diplomacisë, si e vetmja rrugë përpara”, deklaroi përfaqësuesja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Këshilli prej 15 anëtarësh u mbodh këtë të mërkurë pasi Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore testoi një raketë balistike që fluturoi mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Kina dhe Rusia e kundërshtuan mbledhjen e Këshillit, duke argumentuar se nuk do të ishte e favorshme për të lehtësuar situatën.

Më shumë




spot_img








spot_img