Hapësire reklamuese

Rajoni

Test PCR ose dokument vaksinimi për të hyrë në LOKALE, ministri i Shëndetësisë merr vendimin ekstrem

Shkruar nga Newsbomb
Test PCR ose dokument vaksinimi për të hyrë në LOKALE,

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi lidhur me masat e reja kundër Covid-19.

Nga dita e hënë e javës së ardhshme të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatohen masat e reja kufizuese.

Sipas Ministrit kushdo i cili nga e hëna e ardhme do të frekuentojë lokalet duhet të ketë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë.”

Gjithashtu Vitia këkoi që dhe opozita të ishte përkrahëse në mënyrë që gjendja aktuale në shëndetësi të përmirësohet dhe kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu