Hapësire reklamuese

Aktualitet

Terrorizuan Durrësin me kallashnikov për video në TikTok, arrestohen 6 të rinj

Shkruar nga Newsbomb
Terrorizuan Durrësin me kallashnikov për video në TikTok,

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 7 persona, si dhe ka proceduar penalisht një të mitur, pasi këta shtetas gjatë natës kryenin qitje me kallashnikov dhe videon e postonin në llogarinë e tyre në “TikTok”.

Sipas njoftimit të uniformave blu të qytetit bregdetar mësohet se në pranga ranë shtetasit, babë e bir, Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ".

Gjithshtu u bë i mundur arrestimi edhe i pesë personave të tjerë, K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" si dhe procedimi i një 17-vjeçari. Arrestimi dhe procedimi i të rinjve u bë pas sigurimit të informacionit nga Policia, se ata po përgatiteshin për të qëlluar me kallashnikov në kodrën e fshatit Hamallaj. Videon të cilën do e filmonin gjatë qitjes të rinjtë më pas do e postonin në “TikTok”.

Ndërsa, 56-vjçari, babai i 19-vjeçarit u arrestua pasi policia i gjeti në banesë dhe i sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municione luftarake. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qitësit”.

Mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok, vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 i mitur.

Në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë).

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qitësit”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ";
  • K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese