Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Terrorizoi qytetarët në sheshin "Skënderbej", Arben Mema përballet me 5 akuza, del sot para gjykatës

Shkruar nga Newsbomb
Terrorizoi qytetarët në sheshin "Skënderbej", Arben

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës Arben Mema, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin "Skënderbej" me 25 prill.

Sipas informacioneve, Arben Mema është nën akuzë për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Po ashtu akuzohet edhe për shkatërrim prone dhe largim nga vendi i aksidentit

Mema tentoi që të shtypë qytetarët me makinë në "Sheshin Skënderbej", por fatmirësisht u arrit që të ndalohej nga qytetarët përpara se të ndodhte një tragjedi.

Makina që ai udhëtonte ishte marrë me qira në Kamëz nga një shoku i tij, Sali Xhepa. Ky i fundit ka deklaruar në polici se kishte zbritur nga makina për të ikur në shtëpi dhe ia kishte lënë makinën Arben Memës për të bërë një xhiro.

Pasi arriti në shtëpi, ai e kishte mësuar ngjarjen nga televizioni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll