Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Terrorizoi qytetarët në lokal dhe kërcënoi me thikë efektivët e Policisë, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia në Poliçan, pasi akuzohet se kërcënoi me thikë qytetarët në lokal, si dhe efektivët e policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë gjatë shoqërimit.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale shtetasin A. Sh.,44 vjeç, banues në Poliçan i cili rezulton se është person me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi policisë:

Poliçan
Shërbimet e Policisë Poliçan, pas telefonatave të marra nga qytetarët se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët, kanë shkuar menjëherë në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar shtetasin A. Sh.

Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.

Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img