Hapësire reklamuese

Aktualitet

Terrorizohet Fieri, qëllojnë me kallashnikov nga makina drejt lokalit (Policia jep informacion)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka terrorizuar Fierin para pak minutash ku është qëlluar me armë nga një automjet tip Reno drejt një lokali. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Policia bën me dije se, më datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen "8 Shkurti" Fier, nga një automjet tip "Reno" është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit, sqaron policia.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen "15 Tetori" Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator. Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, bëhet me dije në njoftimin zyrtar të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu