Hapësire reklamuese

Bota

Terroristët futen natën në fshat dhe vrasin 100 banorë, autoritetet në Afrikë akuzojnë Shtetin Islamik

Shkruar nga Newsbomb
Terroristët futen natën në fshat dhe vrasin 100 banorë,

Të paktën 100 persona mbetën të vrarë gjatë një sulmi me armë në një fshat në veri të Burkina Fasos, në Afrikë. Lajmi është bërë me dije nga presidenti i vendit Roche Kabore.

Sipas BBC, gjatë sulmit brenda natës së djeshme u dogjën disa shtëpi dhe tregu pranë zonës në Burkina.

Qeveria i përshkroi sulmuesit e dhunës si terroristë, por asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë, ndërsa, presidenti Kabore ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”, tha ai.

Burkina Faso dhe fqinjët e saj në rajonin e Sahelit janë përballur me një ringjallje të dhunës ekstremiste në vitet e fundit, shumë prej tyre të udhëhequr nga xhihadistë të lidhur me Al Kaidën dhe Shtetin Islamik.

Që kur Franca filloi një ndërhyrje ushtarake në 2013 për të kundërshtuar dhunën xhihadiste në Mali, shumë anëtarë të grupeve të mbetura, përfshirë filialet e Al Kaidës, u zhvendosën në jug pranë kufirit me Burkina Faso.

Sondazh

Poll