Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Terrorist islamik dhe ideologu i ISIS-it”, analisti Kim Mehmeti padit gazetën “Tema” për shpifje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32c9209c2c0769740d5253c235325a86

Shkrimtari dhe analisti i njohur Kim Mehmeti ka paditur në gjykatë gazetan “Tema” për shpifje.

Sipas tij, gazeta e ka akuzuar se ai është një terrosit islamik dhe ideologu i ISIS-it, ndërsa më pas portali e ka përdorur për të lënduar dhe ofenduar një pjesë të popullit shqiptar.

“Një portal (gazetë) nga Tirana që merret me ‘Tema’ të mëdha në mbrojtje të shqiptarisë, çka nuk ka shkruar për mua: se jam terrorist islamik, se jam ideologu i ISIS-it, se…, se….

Por kurrë nuk jam marrë me të sepse kryesisht kanë qenë ofendime personale, sepse e kam ditur se të merresh me këtë gazetë është njësoj si të hapësh kapakun e gropës septike, ku zbrazen ujërat e zeza të ‘gazetarisë’ që është vënë në mbroje të ‘Rilindjes’.

Pastaj e kam ditur se nuk mund të depërtojë asgjë njerëzore te ‘Imerat”, truri i të cilëve mund të trillojë edhe monstruozitete të përmasave se gjyshi është baba i nipit?!

Por kësaj radhe, ky portal ka bërë mëkatin që nuk falet: më përdor mua për të lënduar e ofenduar një pjesë të popullit tim, duke më vënë në gojë thënie që mbase don t’i thonë vetë drejtuesit e kësaj gazete.

Andaj e kam autorizuar avokatin tim në Tiranë që të ngre aktpadi kundër kësaj gazete, për shpifje,” shkruan Mehmeti.

140842375_10158811513767141_1166855345874885445_n.png

Më shumë

spot_img
spot_img