Nga Luela MYFTAR
Më 17 gusht të vitit 1949 në Qafë të Valmirit në Mirditë, regjimi komunist ekzekutoi 14 burra nga disa zona të Mirditës, 4 prej të cilëve u varën në litar, ndërsa 10 u pushkatuan. Ekzekutimi i tyre u bë nga shteti si hakmarrje për vrasjen 10 ditë më herët të Bardhok Bibës, deputet i parlamentit të kohës dhe sekretar politik i komitetit të PP të kësaj krahine.
Në Mirditë, mes maleve disa të rinj nga familjet shqiptare ishin arratisur. Bardhok Biba asokohe sekretar politik i komitetit të PP të kësaj krahine duket se nuk i shihte me sy të mirë këto familje që kishin nisur të guxonin më shumë se ç’duhet. Sot, po të flasim për të, po të kërkojmë për të, është e vështirë ta kuptosh, nëse ishte miku apo armiku i asaj zone.
Shumë e konsiderojnë ende sot, hero për shkak të patriotizmit apo qëndrimit të tij në lidhje me gjakmarrjen, ndërsa të tjera familje një armik që hapi më shumë se 14 gropa varri dhe bëri që qindra njerëz të vujanë torturat në kampet e internimit. E vërteta sipas dokumenteve është se që nga 7 gushti i vitit 1949, emri Bardhok Biba nuk do të ishte më i njëjti në mënyrën si shqiptohej. Sepse edhe i pajetë, vijonte të kishte fuqi për të dënuar.
Me ekzekutimin e Bardhok Bibës, komunizmi vulosi vendime të tjera që sot mbeten si gjurmë në emrin e Bardhok Bibës. Sepse për një komunist të vrarë, 14 të tjerë u ekzekutuan, 300 arrestime dhe qindra të tjera histori njerëzore të prera në mes për shkak të vujatjeve në kampet e internimit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën e përmuajshme Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin, nga 20 shtatori…