Hapësire reklamuese

Aktualitet

TERRORI MEDIATIK/ Fëmijët qajnë me të madhe, ‘paralizohet’ Tirana nga makinat, shikoni ç’ndodh në autostradë, TEG, lulishte e stadiume (PAMJE DRAMATIKE)

Shkruar nga Newsbomb
Autostrada TEG- Tiranë

Këto janë pamjet e trishta që vijnë nga kryeqyteti pas lajmit të rremë shpërndarë nga disa portale për një tërmet të fuqishëm në orën 23:00.

Të terrorizuar, prindërit kanë zgjuar femijët, i kanë marrë në krahë dhe kanë vërshuar jashtë, sa në këmbë e sa nëpër makina.

Pamjet janë vërtet dramatike dhe tregojnë se si është paralizuar i gjithë qyteti. Rruga Teg-Tiranë dhe Tiranë-Teg është e mbushur plot e përplot me makina. Njesoj është situata edhe në autostradën Tiranë- Durrës, ku qindra makina kanë ndalur në mes të rrugës. Te Dinamo, në lulishte, e kudo ku ka hapësirë, gjenden pafund automjete...

Fëmijët qajnë nga frika e madhe dhe gjendja e tyre psikologjike është shumë e rënduar.

Ndërkohë ekspertët thonë se s’ka vend për panik. Ky terror mediatik duhet të ndalë! 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu