Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë në Queens, New York.
Mes 4 viktimave janë edhe dy fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjeti viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri.
Njeriu që kreu sulmin arriti të godiste me thikë dhe të plagoste dy policë përpara se të binte i vdekur nga të shtënat e tyre.
Në një konferencë për shtyp në Spitalin Xhamajka, policia konfirmoi se ata morën një telefonatë në 05:10 me orën lokale, nga një grua e cila ka thënë se “kushëriri i saj po i vret familjarët”. Dy oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje panë një burrë që po dilte nga shtëpia me një valixhe dhe kur iu afruan, ai nxori një thikë dhe e plagosi njërin në qafë dhe gjoks dhe tjetrin në kokë.
Kur oficerët e radhës mbërritën, gjetën një vajzë 11-vjeçare në shtëpi të gjakosur dhe më pas u dërgua në spital. Brenda shtëpisë janë gjetur trupat e një 12-vjeçari, një gruaje 44-vjeçare dhe një burri 30-vjeçar. Madje një grua 61-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Autori, 39 vjeç ka kryer sulmin me thikë kuzhine dhe ka qenë i afërm i viktimave, ndërsa në të kaluarën ishte arrestuar për një ngjarje të dhunshme.