Hapësire reklamuese

Aktualitet

TERROR në Milot-Rrëshen, 6 persona TË ARMATOSUR dhe me drita policie i grabisin makinën luksoze kosovarit

Shkruar nga Newsbomb
TERROR në Milot-Rrëshen, 6 persona TË ARMATOSUR dhe me drita

Një shtetas nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Rrëshen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 kur 21-vjeçari me banim në Korishë të Prizrenit ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, kur në ndjekie të tij janë vënë makinat e grabitësve.

Dyshohet se kanë qenë 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë.

21-vjeçari nga Kosova ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe ka rritur shpejtësinë e makinës. Por një prej mjeteve të grabitësve e ka parakaluar dhe i ka bllokuar rrugën.

Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese