Hapësire reklamuese

Aktualitet

Terreni i vështirë malor? Avioni që u nis nga Rinasi për në Kukës i bie nga Kosova, çfarë ndodhi me fluturimin e parë drejt aeroportit të dytë në Shqipëri (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Terreni i vështirë malor? Avioni që u nis nga Rinasi për

Ditën e sotme është ulur në aeroportin e ri të Kukësit avioni i parë “Air Albania”, i cili u nis nga Londra, ndaloi në Rinas ku pjesë e pasagjerëve u bë edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas u nis drejt Kukësit.

Por fluturimi me numër “ABN9003” nuk u ul direkt në Kukës, por fillimisht kaloi nga Kosova dhe më pas drejt qytetit verior, ndaj edhe udhëtimi zgjati më shumë minuta se sa ishte parashikuar.

Nuk dihet nëse ka qenë terreni i vështirë malor që ka detyruar pilotët të fluturojnë deri në Kosovë dhe më pas t’i drejtohen pistës së aeroportit të Kukësit, apo ka qenë dëshirë e pasagjerëve që të shohin bukuritë magjepsëse që të ofrojnë alpet tona.

Kjo është rruga që ndoqi avioni për fluturimin e parë drejt aeroportit të Kukësit:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu