Në projektin Plani Rregullator Urban i Bashkisë Tiranë (2009), si dhe në planin që është në procesjanë përcaktuar disa “stacione fundore” apo terminale për transportin publik të Tiranës, dhe njëri nga at është pikërisht në Sauk që është qendra e trafikut për flukset e udhëtarëve që vijnë nga zona jug-lindore e Shqipërisë si edhe trafiku ndërkombëtar që i bashkohet këtij fluksi. Po kështu në planet për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, që për seksionin e saj jug-lindor është drejt përfundimit, shihet se, me ndërtimin edhe të seksionit veri-lindor, stacioni i Saukut pranë TEG-ut kthehet në një nyje mjaft të rëndësishme e trafikut dhe me një pozicion ideal për një terminal të transportit publik i cili do të lehtësonte mjaft edhe trafikun që hyn në Tiranë nga jug-lindja. (MONITOR)
Live Updates