Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tërmeti u dëmtoi banesat, përfundon vendosja e çadrave në stadiumin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Çadrat e vendosura në stadiumin 'Niko Dovana'

Forcat e Armatosura përfunduan proçesin e vendosjes së çadrave të emergjencës për banorët e Durrësit në stadiumin ‘’Niko Dovana’’.

Proçesi i krijimit të kësaj pike emergjence për banorët e qytetit bregdetar nisi që në mëngjesin e sotëm, ku bashkë me çadrat u dërguan dhe shumë shtretër për banorët që u janë dëmtuar banesat. Në njërën prej tyre mund të vendosen 30 persona.

Durrësi rezultoi qyteti më i goditur nga dy tërmetet e fuqishme të shkallës 5.8 dhe 5.3 Rihter. Dëmet më të mëdha materiale dhe njerëzore u shkaktuan në këtë qytet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll