Hapësire reklamuese

Politikë

"Tërmeti, tërmeti po ky është Përmeti", Edi Rama publikon videon nga qyteti jugor

Shkruar nga Newsbomb
"Tërmeti, tërmeti po ky është Përmeti", Edi
Kryeministri Edi Rama ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në qytetin e Përmetit, ku është takuar me banorët atje, sipërmarrësit e bujtinave dhe profesionistë të ndryshëm, si dhe grupin e asamblesë socialiste të Përmetit dhe Këlcyrës. "Tërmeti, tërmeti po ky është Përmeti. Se ka tërmet por ka dhe Përmet. Publiciteti i tërmetit dhe Alma e Përmetit. Apo jo?!!", thotë Rama në video-selfien e realizuar, ndërsa përballë qëndrojnë ministre dhe zyrtarë lokalë të Partisë Socialiste. "Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj, bisedave me përmetarët, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës. Faleminderit dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit", shkruan Edi Rama mbi videon e publikuar.
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese