Hapësire reklamuese

Politikë

Tërmeti shkatërrues në Turqi, reagon Arben Ahmetaj: Shqipëria në këto ditë të vështira e vlerëson rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës më shumë se kushdo

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti shkatërrues në Turqi, reagon Arben Ahmetaj:

Ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka reaguar lidhur me tërmetin tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e ditës së hënë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmetaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe i ka uruar shërim të shpejtë personave që mbetën të plagosur nga ky tërmet.

Ndër të tjera, ish-zv.kryeministri thekson se vendi ynë do i jetë gjithmonë mirënjohës Turqisë dhe presidentin Erdogan për ndihmën e pakursyer në procesin e Rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019 në Shqipëri.

“Tronditëse pamjet nga tërmeti shkatërrues që goditi këtë mëngjes Turqinë dhe Sirinë, duke lënë pas një numër të madh viktimash, të lënduar dhe dëme të pallogaritshme materiale. Solidaritet të ndjerë me qytetarët e prekur, ngushëllime familjeve që humbën të dashurit dhe shërim të shpejtë të lënduarve

Shqipëria mbetet gjithmonë tejet mirënjohëse për bujarinë e popullit mik të Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e pakursyer në procesin e Rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ndaj më shumë se kushdo, e vlerësojme rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për njëri-tjetrin, në ditë të vështira”, shkruan Ahmetaj.

Ndërkohë, më herët presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për tre muaj.

Deri më tani numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 4800 dhe mijëra të plagosur.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll