Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Tërmeti shkatërrimtar/ BE dërgon mbi 10 ekipe shpëtimi për të ndihmuar Turqinë, angazhohet edhe Greqia

Lajme të ngjashëm

Mbi 10 ekipe shpëtimi janë mobilizuar nga Bashkimi Europian për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit tragjik mëngjesin e sotëm. Ndërkohë edhe Greqia  është angazhuar për të ndihmuar popullin e Turqisë, duke lënë pas përplasjet diplomatike.

Me anë të një deklarate Komisioni Europian bëri me dije se gjithashtu Italia, Spanja dhe Sllovakia kanë bashkuar forcat dhe kanë ofruar ekipet e tyre të shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

“Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit janë mobilizuar shpejt nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Hungaria, Malta, Holanda, Polonia dhe Rumania për të mbështetur reaguesit e parë në terren”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

BE ka deklaruar gjithashtu se është e gatshme të mbështeste të prekurit në Siri, por tha se nuk kishte marrë ende një kërkesë nga vendi për të aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile atje, i cili koordinon ndihmën nga BE-ja dhe vendet e tjera evropiane.

Më shumë