Tërmeti i fortë 7.0 ballë në kufi mes Turqisë dhe Greqisë ka shkaktuar edhe cunami.
Sipas të dhënave paraprake, raportohet se pas rënies së tërmetit deti është tërhequr disa metra dhe ka vërshuar vetëm pak minuta më parë në qytetin Seferihisar të Turqisë.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duket uji i detit që ka përmbytur katet e para të banesave.
Në qytetin e Izmirit raportohet për disa ndërtesa të shembura, ndërsa dyshohet për viktima.
LEXO EDHE: PAMJE TË FRIKSHME: IZMIRI mbulohet nga pluhuri, tërmeti 7 ballë SHEMB ndërtesat, njerëzit vrapojnë të tmerruar në rrugë (VIDEO)