Hapësire reklamuese

Bota

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Bashkimi Europian premton 1 miliard euro

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti në Turqi dhe Siri, Bashkimi Europian premton 1 miliard euro

Bashkimi Europian ka premtuar një ndihmë prej 1 miliardë euro për Turqinë e goditur nga një tërmet shkatërrimtar në muajin shkurt të këtij viti.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se BE do të mbështesë edhe Sirinë, që gjithashtu u prek nga tërmeti, me rreth 108 milionë euro.

Tërmeti i 6 shkurtit, me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 52,000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve në Turqi. Më shumë se 300,000 ndërtesa u rrëzuan apo u dëmtuan rëndë, sipas autoriteteve të vendit.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit tha se situata vijon të qëndrojë ende kritike, dhe u kërkoi donatorëve të sigurohen që apeli i OKB-së për Turqinë dhe Sirinë, me respektivisht 1 miliardë dhe 397 milionë dollarë, të financohet plotësisht.

Shqipëria do të japë 1 milionë euro, në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll