Hapësire reklamuese

Bota

Tërmeti në Nepal, "Viber" bën falas të gjitha telefonatat

Shkruar nga Newsbomb

Tërmeti i djeshëm në Nepal ku humbën jetën më shumë se 2 mijë persona ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike çka ka sjellë vështirësi në komunikim dhe në operacionet e shpëtimit.

Por aplikacioni i komunikimit “Viber” është sensibilizuar duke vendosur të heqë të gjitha tarifat për thirrjet dalëse nga Nepali me çdo vend të botës. Në një postim në Facebook, “Viber” njoftoi se i ka bërë të gjitha telefonatat nëpërmjet aplikacionit falas për ti ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që kanë nevojë të komunikojnë me vende të ndryshme të botës.

“Shpresojmë që kjo gjë do ti ndihmojë sado pak nepalezët në këto kohëra të vështira”, shkruan kompania në Twitter.

Sondazh

Poll