Hapësire reklamuese

Rajoni

Tërmeti në Greqi, dëmtohen disa dyqane dhe bllokohen rrugët nga rëshqitja e dherave

Shkruar nga Newsbomb

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Evias në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e para dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Lëkundjet e fuqishme kanë rrëzuar produktet nga raftet e supermarketeve dhe shkaktoi rrëshqitje dheu në rrugë.

Guvernatori i Greqisë Qendrore, Fanis Spanos raportoi se tëmeti ka shkaktuar disa dëme në dyqane dhe biznese, ku janë thyer disa xhama, kryesisht në zonën e Agios Ioannis.

Në të njëjtën kohë, të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri. Me urdhër të kreut të Zjarrfikësve, gjenerallejtënant Georgios Pournaras, ata kryejnë patrullime në zonë. Deri më tani, sipas Zjarrfikësve, nuk ka pasur asnjë thirrje. Raportohet për rrëshqitje të vogla dherash që kanë bllokuar rrugët në vende nga Prokopi deri në Pili.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese