Një numër i madh të burgosurish në Ekuador kanë shfrytëzuar momentin kur vendi i tyre u godit nga një tërmet i fuqishëm për t’u arratisur nga një burg i sigurisë së lartë.
Sipas mediave vendase është ende i paqartë numri i të arratisurve nga burgu i El Rodeos në qytetin e Portoviejo. Tërmeti 7.3 ballë shkatërroi muret e burgut duke e bërë të lehtë arratisjen e tyre ndërsa rojet e patën të pamundur të kontrollonin situatën. Tërmeti i së shtunës shkaktoi të paktën 233 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.
Sondazh
Poll