Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tërmeti/ Ministria e Financave nxit bizneset të kontribuojnë për të prekurit: Do t’ju ulen taksat në periudhë solidarizimi

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se të gjitha bizneset që kontribuojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti do të lehtësohen nga taksat.

Sipas ministrisë, lehtësimi do të ketë vlerë vetëm për periudhën e solidarizimit. Sakaq, bëhet me dije se shpenzimet do të njohin vetëm nëse bëhen në llogaritë e Thesarit. 

Ministria deklaron se njihet nga 3% në 8% njohja e shpenzime të zbritshme.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga situata e jashtëzakonshme e krijuar nga tërmeti i datës 26 Nëntorit, në ndihmë të familjeve të dëmtuara, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxit të gjitha bizneset që të kontribuojnë për nismën  “Shqipëria Solidare” me qëllim lehtësimin e pasojave nga ky tërmet tragjik.

Për këtë qëllim Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ sipas së cilit do të rritet nga 3% në 8% e fitimit të tatueshëm, njohja si shpenzim i zbritshëm i donacioneve në mjete monetare, të bëra nga bizneset. Kjo incentivë në shërbim të angazhimit tonë ekonomikisht solidar do të vlejë për periudhën e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar në legjislacion.

Shpenzimet e zbritshme në masën 8%, nga 3% që është aktualisht, do të mund të përfitohen vetëm nëse donacioni do të adresohet në llogaritë e thesarit, të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave.

Gjithashtu me rëndësi të theksohet se ky akt vlen edhe për donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” të bëra në formën e pasurive të paluajtshme.

Thirrjes së Qeverisë për kontribute për tërmetin përmes platformës online e-Albania/dhuro, i janë bashkuar shumë biznese nga brenda dhe jashtë vendit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu