Hapësire reklamuese

Bota

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Afganistanin, ndjehet në Pakistan e deri në Indi

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Afganistanin, ndjehet

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë ka goditur verilindjen e Afganistanit, me lëkundje të ndjera në pjesë të Taxhikistanit, Pakistanit dhe deri në Nju Delhi, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Tërmeti, i cili goditi vendin të martën në orën 21:17 me orën lokale, ishte me qendër në rajonin Hindu Kush të Afganistanit, jo shumë larg kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se e mati tërmetin në 6.5, ndërsa Qendra Kombëtare e Sizmologjisë e Indisë e vendosi magnitudën pak më të lartë, në 6.6. Epiqendra ka qenë rreth 188 kilometra nën sipërfaqe, mjaft e thellë dhe kufizon potencialin për dëme.

Lëkundje të lehta deri në mesatare u raportuan në të gjithë rajonin, deri në Kabul, Islamabad, Peshawar, Faisalabad, Rawalpindi dhe Nju Delhi. Lëkundje u raportuan gjithashtu në pjesë të Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Nepalit.

Pakistani dhe Afganistani goditen rregullisht nga tërmete të moderuara deri në të forta, veçanërisht rreth vargmalit Hindu Kush. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Kashmirin e administruar nga Pakistani në tetor 2005, duke vrarë më shumë se 79,000 njerëz.

Sondazh

Poll