Hapësire reklamuese

Bota

Tërmeti fatal në Turqi dhe Siri: Mbreti Charles shpreh ngushëllimet për fammiljarët e viktimave

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti fatal në Turqi dhe Siri: Mbreti Charles shpreh

Mbreti Charles, përmes një postimi në “Tëitter” ka shprehur ngushëllime për të gjithë viktimat e tërmetit katastrofik që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë.

Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm ti ndihmojë vendet si me shërbimet e urgjencës ashtu edhe me ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Unë vetëm mund të imagjinoj shkallën e vuajtjes dhe humbjes si rezultat i këtyre tragjedive të tmerrshme dhe veçanërisht dëshiroja të përcjell ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre,” tha ai.

“Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit”, shtoi ai.

Sondazh

Poll