Hapësire reklamuese

Rajoni

Tërmeti dëmton rëndë spitalin në Kroaci, nënat me foshnje në duar dalin në rrugë

Shkruar nga Newsbomb

Kroacia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë duke shkaktuar 1 viktimë dhe 20 të plagosur.

Fatkeqësisht pas tërmetit është dëmtuar edhe spitali i Zagrebit duke detyruar pacientët që të dalin në rrugë.

Pavarësisht temperaturave të larta të dimrit, nënat kanë dalë në rrugë me foshnjat e sapolindura dhe janë mbuluar me batanije.

Drejtori i spitalit të Sisakut, Tomislav Dujmenović, tha për mediat se dëmet në spital nga tërmeti janë të mëdha.

“E gjithë njësia e mjekësisë së brendshme, Njësia e Kujdesit Intensiv, kirurgjia, gjinekologjia u shkatërrua. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm ndërtesa e re. Ne po i zhvendosim të gjithë pacientët në ndërtesën e re. Pjesa më e madhe e shkatërruar nuk është më për përdorim",- tha Tomislav Dujmenović.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll