Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

TËRMETET/ Kamioni me ndihma niset nga Tirana drejt Korçës, Veliaj: Bashkia e Tiranës do rindërtojë disa shtëpi

spot_img

Lajme të ngjashëm

af8f01bf1114e7557380e4e968e3f4e2

Qytetarët e Tiranës janë solidarizuar me banorët e qytetit të Korçës duke mbledhur ndihma si ushqime dhe veshmbathje.

 Kamioni me ushqime dhe veshje është nisur drejt Korçës për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmetet.

Kesaj nisme solidariteti iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili u hspreh se pas zgjedhjeve, kur të krijohet edhe Këshilli i ri Bashkiak, Bashkia e Tiranës do të marrë një numër shtëpish në Korçë ku do të bëjë rindërtimin e tyre.

‘Ne besojmë në parim një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka nevojë për ndihmë Korça, nesër e ka nevojë Tirana. Unë dhe Arjola si prindër të një bebi të vogël kishim merak fëmijët dhe dhurata jonë modeste ishte qumësht, panolina, biberon. Një nga vendimet e Këshillit Bashkiak do të jetë një fond solidariteti për ndërtimin shtëpive’, u shpreh Veliaj.

“Besoj që është mesazhi më i mirë i një dite besimi dhe unë them që sikur secili ta përqafonte këtë frymë të këtij muaji në të 11 muajt e mbetur të një viti, atëherë realisht do të kishim një vend më të mirë. Ne nuk mund të jemi solidarë vetëm për Ramazan dhe pastaj të kalojmë rrugën nga KMSH-ja deri te Parlamenti dhe të fillojmë me gurë me njeri-tjetrin, nuk mund të flasim për vëllazëri dhe të shkojmë në stadium edhe të theremi me njeri – tjetrin, ne nuk mund të flasim për paqe sociale dhe të kthehemi në shtëpi e të rrahim gratë. Kështu që në këtë sens ky është një apel për të kuptuar që këtë stil jete, tani duhet ta mbajmë 11 muaj për një shoqëri vërtetë moderne, vërtetë europiane dhe vërtetë me vlera të shëndosha”, theksoi Veliaj.

61860520_2344282575891160_7055367344352133120_n.jpg

61651044_845459429166116_2993610991498952704_n.jpg

 

62160178_384988928792282_298060744543436800_n.jpg

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img