Tërmetet e fuqishme në Korçë, Meta thirrje autoriteteve: Merrni masa të menjëhershme

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 01-06-2019 Tërmetet e fuqishme në Korçë, Meta thirrje autoriteteve: Merrni masa të menjëhershme

Presidenti Ilit Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga tërmetet në zonën e Korçës

Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.

Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.

Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen FOTOT: Shembet pa u hapur Tuneli i Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit
Sherr me armë në Tiranë, plagoset një person, me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.012202978134155
array(1) { ["section"]=> string(89) "termetet-e-fuqishme-ne-korce-meta-thirrje-autoriteteve-merrni-masa-te-menjehershme-166528" }