Hapësire reklamuese

Sporti

Tërmet tetë ballë në Federatën Italiane, gjykata sportive dënon Juventusin e drejtuesit, i zbret 15 pikë: Falsifikime, rroga fiktive e fitime kapitale të deformuara

Shkruar nga Newsbomb
Tërmet tetë ballë në Federatën Italiane, gjykata

Në Itali, një tërmet tetë ballë trondit Serinë A dhe një nga klubet më të njohura në vend. Klubi i Juventusit u gjet fajtor nga një gjykatë sportive për falsifikime, rroga fiktive, fitime kapitale e shumë aspekte të tjera financiare çka kanë detyruar organet vendimmarrëse sportive ta dënojnë me heqjen e 15 pikëve në klasifikim.

E nuk mbyllet këtu. Mediat në Itali flasin se do të ketë hetime të tjera të bilanceve financiare dhe kontratave të lojtarëve. Ndërkohë për këtë sezon, Juventus del fare nga gara për titull, madje edhe për pjesmarrje në kompeticionet ndërkombëtare.

Shkëmbimet e lojtarëve në mënyrë të parregullt është një tjetër akuzë. Sipas njërës prej akuzave Juventus ka kryer rritje kapitali prej 700 milionë euro në dy këste. Ndërsa fitimet e diskutueshme kapitale arritën në 60 milionë euro në buxhetin e bardhezinjve.

Gjyqtari Mario Luigi Torsello në prill argumentoi nevojën e një rregulli për të goditur sistemin e fitimeve kapitale. Duke argumentuar se shkëmbimet e lojtarëve nuk ishin të dënueshme. Sepse sic po mbroheshin bardhezinjtë nuk ka asnjë rregull për të vlerësuar vlerën e një kartoni.

Madje tani në Itali po diskutohet se prokuroria mund të hetojë edhe për manovrën e pagës dhe kartonin e Ronaldos, çka mund ti përkeqësojë gjërat.

Dënimi i gjykatës federale për fitimet e supozuara kapitale fiktive të Juventusit përvec 15 pukëve të dënimit për klubin, parashikon skualifikime të rënda për drejtuesit e këtij ekipi.

30 muaj ndalim për Fabio Paraticin, 24 muaj për Andrea Agnelli dhe Mauro Arrivabene, 16 muaj për Federico Cherubini dhe 8 muaj për Pavel Nedved. Gjykata avancoi edhe kërkesën për zgjatjen e sanksionit brenda UEFA dhe FIFA.

Reagimi i Juventusit

Ndërkohë zyrtarisht Juventus ka deklaruar se do të apelojë vendimin në Kolegjin e Garancisë Sportive për Kodin e Drejtësisë sportive. “Klubi po pret arsyet dhe njofton që tani se do ta apelojë” thuhet zyrtarish. Avokatët e Juventusit nga ana e tyre nënvizojnë se pavarësisht nga arsyet “vetëm Juventusit dhe drejtuesve të tij u atribuohet shkelja e një rregulli që vetë drejtësia sportive e kishte pranuar vazhdimisht se nuk ekzistonte. Ne besojmë se është një padrejtësi e qartë ndaj miliona tifozëve dhe shpresojmë se shpejt do të korrigjohet në nivelin e arshshëm të procesit” thonë avokatët.

Leoardo Bonucci shkroi në Instagram: Ne jemi me ju. Sot eshtë edhe më e rëndësishme të jesh një ekip. Kemi rrugë përpara”. Edhe ish mesfushori i Juventusit tani komentator televiziv Claudio Marchiso shkroi: Ja kush quhet fitim kapital. Në gjuhën ekonomike, rritje në vlerë, diferencë pozitive mes dy vlerave referuar kohëve të ndryshme. Nga kjo mbrëmje do të shtoja se vetëm Juventusi është sanskionuar, edhe pse përdoret nga të gjitha klubet”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu