Toka dhe ndërtesat janë shkundur sot në mbrëmje në Napoli, duke ngjallur panik te banorët vendas dhe turistët e shumtë.
Nga tërmeti 3.6 ballë i shkallës rihter me epiqendër rreth 32 kilometra nga qyteti i Napolit, pranë vullkanit Ischia, raportohet për disa persona të plagosur dhe ndërtesa të shembura.