Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Tërmet në administratë, MF “godet” Drejtoritë e Tatimeve: Të procedohen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Financave ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për dhjetra punonjës të administratës në të gjithë vendin, për shkak të parregullsive në punë.

Saktësisht është kërkuar procedim për 36 punonjës në Drejtoritë e Tatimeve në Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Gjirokastër, për shkak të parregullsive gjatë orarit të punës dhe mosjustifikimit të mosprezencës së tyre në punë.

Në një deklaratë për mediat,  Ministria e Financave, pas inspektimeve intensive, konstaton me shqetësim se rregullat e parashikuara në Urdhërin e Monitorimit nuk po respektohen nga disa institucione të varësisë në Tiranë dhe rrethe.

“Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër,  Korçë dhe Vlorë. Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor si dhe në FAF Sha.  Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik”, sqaron policia.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img