Korea e Veriut është tronditur nga lëkundjet e një tërmeti të fuqishëm.
Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës righter mendohet se është shkaktuar nga testet nukleare që po kryen Korea e Veriut, një fakt ky i konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Japonisë.
Si pasojë e provave tërmeti është ndjerë më shumë në verilindje të vendit, ku edhe u krye testi i 6-të bërthamor.