Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tërmet i fuqishëm në Filipine, derdhet uji i pishinës në qiellgërvishtësen gjigante

Shkruar nga Newsbomb

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur veriun e Filipineve këtë të hënë, duke shkaktuar të paktën 8 viktima si pasojë e shembjes së ndërtesave.

Ndërkohë, si për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit, në rrjetet sociale është publikuar edhe një video e një qiellgërvishtëseje, e filmuar në momentin e lëkundjes së tokës.

Qiellgërvishtësja e cila ëhstë filmuar në qytetin e Manislas është lëkundur aq fortë sa uji i një pishine në majë të ndërtesës gjigante është derdhur jashtë.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se tërmeti pati një magnitudë prej 6.1 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e kishte pranë qytezës Castillejos, në provincën Zambales në perëndim të Manilës. Lëkundja u ndie pak pas orës 17 të pasdites, me orën lokale, kur zyrat qeveritare dhe bizneset private ishin duke mbyllur ditën e punës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll