Hapësire reklamuese

Rajoni

Tërmet i fortë në Greqi, banorët lënë banesat nga frika

Shkruar nga Newsbomb

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 5.2 në shkallën Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte. Lëkundjet u ndjenë më shumë n ë ishullin Evia, që ndodhet në verilindje të Athinës.

Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse u ndje deri në kryeqytetin grek. Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në orën 08:26 me një epiqendër 6 kilometra në lindje të qytetit të Prokopit. Thellësia e saj u vlerësua të ishte 11 kilometra nga sipërfaqja.

Të dhënat nga EMSC Të dhënat nga EMSC

Lëkundja e fuqishme u pasua nga një goditje tjetër me magnitudë 3.8 në shkallën Rihter, në të njëjtin vend 7 minuta më vonë.

Të dhënat nga EMSC Të dhënat nga EMSC

Autoritetet këshilluan banorët që të shmangin ndërtesat e vjetra dhe të shmangin zonat në rrjetin rrugor që janë të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut. Ndërkohë, raportime të banorëve në rrjetet sociale tregojnë se ata janë shfaqur të panikosur në rrugët e qyteteve dhe kanë lënë banesat e tyre për disa minuta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese