Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi sot Aganistanin. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme kanë humbur jetën të paktën 22 persona dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa qindra banesa u shembën në Qadis në provincën perëndimore të Badghis, tha guvernatori i qarkut, Mohammad Saleh Purdel.
“Disa njerëz u plagosën gjithashtu në tërmetin e sotëm”, tha Purdel, duke shtuar se viktimat përfshinin gra dhe fëmijë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik të SHBA (USGS), i cili fillimisht raportoi një tërmet me magnitudë 5.6 ballë.