Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tërmet 4.8 Rihter godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Shkruar nga Newsbomb

Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka tronditur Athinën këtë të premte.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 16:15 (ora lokale) me epiqendër 24 kilometra në juglindje të Kimit.

Sipas Insitutit Gjeodinamik në Athinë thellësia e tërmetiti vlerësohet të ketë qenë 14.6 kilometra.

Tërmeti u ndje veçanërisht në pjesë të ndryshme të Atikës, ndërsa rreth 10 minuta më vonë pasoi një lëkundje e re, më e lehtë me magnitudë 2.4 Rihter 17 kilometra në jug-juglindje të Kimit.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Zëvendësdrejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, Vassilis Karastathis, tha për mediat se lëkundjet u regjistruan në një zonë të njohur për aktivitetin e lartë sizmik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese