Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Tërhoqi tarifën për provimet, Lindita Nikolla konferencë të dytë: Ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera të VKM-së, e miratoj me dy duar

spot_img

Lajme të ngjashëm

7bed18241627c5ef944544292ed08f31

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mbajti një konferencë të dytë për mediat. Pas shfuqizimit të pikës 4 të VKM-së për tarifat e provimeve të mbartura, që ministrja e bëri me dije në konferencën e parë, tashmë theksoi edhe njëherë se protesta shërbeu si katalizator.

Ministrja theksoi se do ngrihet  një grup pune për analizimin e tre pikave të tjera. Ndërsa shtoi se studentëve nuk u është dhënë informacioni i duhur. 

“Kam marr një reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Kjo protestë e studentëve tregoi para së gjithash se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte jo vetëm tek ligjet por edhe reforma. Ndaj më shumë se sa rëndësi thjeshtë dhe vetëm për të shfuqizuar pikën 4 kjo protestë ia vlejti, shërbeu si katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Besoj që kjo është rruga e duhur që ne përmirësojmë shumëçka, dhe të ndërtojmë një dialog. Ministria ti bëjë transparente dhe ti bëjë publike të gjithë informacionet. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare’, tha Nikolla.

Ndërkaq, studentët edhe pas tërheqjes së vendimit nga ministria janë shprehur se do vazhdojnë protestat për plotësimin e kërkesave të tjera.

Më shumë

spot_img