Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Tërhoqi dhe mbajti për vete pensionet e shumë qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i postës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef29ba76706bbdc481499612abc2ad93

Një ish-punonjës poste në Gjirokastër, ka rënë në pranga.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari J. D (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Ai kur ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e  Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kronologjia e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshm

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img