


Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese. Dvorani është aktualisht anëtar dhe kryetari i KED.
Gjyqtari është shprehur se ka detyrim Kushtetues për të drejtuar Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.
“Detyrim kushtetues drejtimi i KED. Konsideroj prioritare drejtimin e KED”- ka thënë Dvorani.
Ndërkohë, kujtojmë se gjyqtari është jo pak emër i lakuar. Pak muaj më parë ai kaloi procesin e vettingut, mirëpo u shoqërua me komente të shumta.
Sipas ILDKPI gjatë kohës kur Dvorani iu nënshtrua procesit të Vettingut, u kostatua se gjyqtari nuk kishte deklaruar shumën prej 100 milion lekësh. Por paravërsisht kësaj, ai e kaloi me sukses procesin, dhe KPK doli në përfundimin se ishte pakujdesi.
Ndërkaq, ku vendim u cilësua si i njëanshëm nga opozita.