Hapësire reklamuese

Politikë

Tërhiqet nga gara PSD në Elbasan: Harrojeni numrin tonë, votoni Partinë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialdemokrate në qarkun e Elbasanit ka njoftuar sot se do të tërhiqen nga gara për zgjedhjet e 25 qershorit, duke i bërë thirrje simpatizantëve të kësaj partie, që votën e tyre t'a japin për Partinë Socialiste.

Kjo thirrje është bërë nga kryesuesi i listës së PSD-së ne Elbasan, Tauland Sinani dhe kandidatët e tjerë të kësaj partie.

“Votoni numrin 2, harrojeni numrin tonë apo numrat e tjetër. Në kuader të fitores dhe vazhdimësisë së qeverisë Rama, për vazhdimesinë e reformave dhe implementimin e tyre unë Tauland Sinanaj, kryesues i PSD-së për qarkun e Elbasanit, tërhiqem nga gara dhe mbështes Partinë Socialiste aleatin tonë historik, duke votuar numrin 2”,- është shprehur Sinanaj.

Arsyeja që kjo parti është tërhequr nga gara nuk është bërë e ditur, por gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, kandidatët që janë tërhequr nga gara dhe kanë kërkuar që votën e tyre ta japin në një parti tjetër, kanë qenë të shumtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.