Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Tërhiqet nga dënimi me vdekje, deputeti: Më doli nga shpirti, të ndryshojmë Kodin penal, burg përjetë për pedofilët

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratës së Ministres së Arsimi, Besa Shahini për rastet e përdhunimit në shkollë, ka folur deputeti Halit Valteri.

Ai është tërhequr nga deklarata ku tha se duhet të rikthehet dënimi me vdekje për pedofilët. Ai shtoi se kjo deklaratë i doli nga shpirti. Sakaq, Valteri ka bërë thirrje që të ndryshohet kodi penal dhe personat që abuzojnë me fëmijët të dënohen për jetë.

“Ne nuk na takon ti vejm gishtin e të gjejm përgjegjësit, por duhet të drejtojmë gishtin nga vetja. Para 6 muajsh kemi kaluar një ligj që cdo shkollë të ketë policin tek dera. Nuk duhet të kenë vetem oficerin duhet te kete psikolog, staf që merret me fëmijët.  Një herë të vetme të bëhemi të gjithë bashkë. Dënimi me vdekje më doli nga shpirti, se ndoshta nuk bëhet. Hajde t’i dënojmë përjetë, e të mbrojmë fëmijët. Idea është që ta parandalojmë këtë gjëmë. Të ndryshojmë kodin penal,” tha Valteri.

Më shumë