Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tërhiqet LSI nga kritikat ndaj qeverisë për raportin e FMN? Vasili: Është qëndrim personal i Luan Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2e0ccfbdcd41c49742903e6e01148126

Pak më parë sekretari i LSI Luan Rama kritikoi ashpër qeverinë përmes një deklarate për shtyp lidhur me mosreagimin e kësaj të fundit për raportin e vlerësimit të FMN.

Rama tha ndër të tjera në deklaratë “FMN publikoi para para disa ditësh një raport mbi vlerëasimin e transparencës fiskale, në funksion të transparencës tërhoqi vëmendjen për kujdes më të madh në monitorimin e indikatorëve që kanë impakt  në stabilitetin makro-ekonomik.

Do duhej një reagim zyrtar nga ana e qeverisë por duke shpresuar se do reagojë, në emër të LSI dhe përgjegjësive tona politike qeverisëse më lejoni të theksoj rëndësinë e vecantë dhe specifike të bashkëpunimit me FMN si institucioni më i rëndësishëm që në vite ka ndihmuar asistuar dhe mbikqyrur nga afër hapat e politikës qeverisëse”.

Por i menjëhershëm është edhe reagimi i kreut të grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili sqaron se ky në fakt është qëndrimi personal i Luan Ramës dhe jo qëndrimi i LSI.

“Qëndrimi i zotit Luan Rama lidhur me raportin e FMN nuk është një qëndrim zyrtar i LSI. Është një lexim individual i tij. Bashkëpunimi me FMN është me rëndësi për vazhdimin me sukses të refromave të nisura”, thuhet në deklaratën e Vasilit.

LEXO EDHERama i LSI “shuplakë” të fortë qeverisë në dalje për shtyp: Raporti i FMN sirenë alarmi për krizë në ekonomi, reflektoni sa më parë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img